Vajza mbaron shkollën e mesme në moshën 14-vjeçare

schedule14:35 - 6 Qershor, 2023

schedule 14:35 - 6 Qershor, 2023

Një adoleshente nga Teksasi, e cila hyri në shkollën e mesme në moshën 10-vjeçare, tani është diplomuar në moshën 14-vjeçare dhe po shkon në Universitetin e Teksasit në Arlington.

Oforitsenere Bodunrin, 14 vjeç, u diplomua në shkollën e mesme James Martin në Arlington, ku shërbeu si redaktore e gazetës së shkollës. Oforitsenere po planifikon të studiojë shkenca kompjuterike dhe aviacion këtë vjeshtë në Universitetin e Teksasit në Arlington.

“Ndjehem mirë që po diplomohem me klasën e 2023,” tha ajo. “Është interesante të jesh në këtë pozicion, sepse ndonjëherë e krahasoj veten me moshatarët e mi që janë më të vjetër, por më pas mendoj për këtë dhe kuptoj që diplomimi në moshën 14-vjeçare është një arritje e madhe”.

Nëna e saj tha se vajza mësoi të lexonte në moshën 2 vjeçare dhe po bënte shumëzim deri në moshën 4 vjeçare./abcnews.al