I dërguari special i BE, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar me kreun e misionit të OSBE-së, Michael Davenport për të diskutuar për situatën në veri dhe zgjedhjet atje.
Davenport pas takimit është shprehur se OSBE do të ndihmojë Komisionin Qendror Zgjedhor në “zgjedhjet gjithëpërfshirëse”.
“Me Miroslav Lajçak sot u theksua rëndësia e progresit në dialogun e lehtësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. OSBE në Kosovë qëndron fuqishëm përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve tona përkatëse në Kosovë. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore. OSBE do të ndihmojë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai në Twitter./abcnews.al