Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom kërcënoi ditën e djeshme se do të sillte para drejtësisë homologun e tij republikan nga Florida, Ron DeSandis për “rrëmbim” pasi dy grupe emigrantësh të paligjshëm mbërritën me avionë privatë në Sacramento.
Një pretendent për të qenë kandidati presidencial i partisë për vitin 2024, DeSandis ka zbatuar për muaj të tërë një politikë të zhvendosjes së emigrantëve në shtetet demokratike në shenjë proteste ndaj politikës së imigracionit të presidentit Joe Biden.
Guvernatori i Floridës mori iniciativën në shtator 2022 për të transferuar 48 emigrantë me avion nga Teksasi në Martha’s Vineyard Island, një vendpushim shumë i vlerësuar nga shoqëria e lartë amerikane, në Massachusetts.
Në shkurt, ai nxori legjislacionin që do të lejonte administratën e tij të zhvendoste emigrantët pa dokumente në shtete të tjera, duke përfshirë ato jashtë Florida.
Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Rob Bonda, nga ana e tij, tha të shtunën se ishte hapur një hetim pas mbërritjes së emigrantëve, duke sqaruar se ata posedonin dokumente që dukej se ishin “të miratuara nga qeveria e Floridës”.
“Ne po shqyrtojmë mundësinë e marrjes së masave në gjykatën penale ose civile kundër atyre që transportuan ose organizuan transportin e këtyre emigrantëve vulnerabël”, shtoi ai.
Grupi i parë i emigrantëve, nga Kolumbia dhe Venezuela, mbërriti të premten, grupi i dytë i emigrantëve, kryesisht nga Venezuela, mbërriti të hënën, sipas mediave amerikane.
Një hetim gjyqësor tregoi se emigrantët që u dërguan në Martha’s Vineyard në shtator thanë se i kishin premtuar punë kur të mbërrinin atje.
/abcnews.al