Presidenti i Çekisë Zeman në Beograd: Mundësi për tërheqjen e njohjes së Kosovës

schedule17:30 - 11 Shtator, 2019

schedule 17:30 - 11 Shtator, 2019

Çekia do shqyrtojë brenda një muaji, tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Kosovës. Paralajmërimi është bërë në Beograd nga presidenti çek Millosh Zeman, pas takimin me homologun serb Aleksandër Vuçiç.

Avioni i presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, arrinë në kryeqytetin serb. Pritje e veçantë i është rezervuar mikut nga Praga. Ende pa zbritur mirë ka konfirmuar dyshimet e një pjesë të politikës çeke për pavarësinë e Kosovës. Fjalët e tij të para në aeroport e tregojnë këtë.

“Është kënaqësi të jem këtu pasi e dua popullin serb dhe Serbinë, nuk më pëlqen Kosova”.

Presidenti çek, ndonëse nuk ka shumë rol ekzekutiv, kur ka arritur në pallatin e Serbisë ka thënë se brenda një muaji do ta shtrojë çështjen nëse mund të tërhiqet njohja e pavarësisë së Kosovës. Pas takimeve me homologun e tij, Aleksandër Vuçiç, Zeman ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Prishtinës.

“Unë nuk jam diktator, por do të nxjerrë para këshillit dhe do të pyesë nëse është e mundur që të tërhiqet njohja. Ministri i Mbrojtjes Metnar ka deklaruar se njohja e Kosovës ka qenë gabim. Besoj se ai do më mbështesë”.

Ai është shprehur kundër integrimit të Kosovës dhe ka etiketuar liderët e saj si kriminel.

 “Gjykata e Hagës para ca kohësh ka publikuar lajmin ku ka tërhequr vërjetjen lidhur me krimet e luftës të përfaqësuesve të Kosovës. Për këtë ka dhënë dorëheqje edhe Kryeministri. Mendim personal, por shteti të cilin e udhëheqin kriminelët e luftës nuk do të duhej të ishte në familjen e shteteve evropiane”.

Presidenti serb Vuçiç e ka falëndëruar për qëndrimin e tij ndaj Kosovës.

Zeman është i njohur në Çeki si politikan që ka qenë kundër komunizmit, por edhe si autor të ndasisë në shoqëri dhe si islamofob. /ABC News Albania 24/7