Forcat Wagner publikuan videon e një nënkoloneli rus të kapur rob, pasi ky i fundit i bëri pritë pasi ata po tërhiqeshin nga Bakhmut.
Kolonel Artur Meçollari tha se ushtrisa ruse nuk i pëlqejnë forcat Wagner dhe mes tyre ka pasur disa incidente, por pamjet e publikuara dëshmojnë se Prigozhin nuk ka mbajtur më, duke shpërthyer në këtë lloj forme.
“Poshtërimi i tij vjen për një arsye. Ai ka bërë një prit kundër forcave Wagner, që janë forca aleate dhe jo kundërshtare.
Ky nuk është incidenti i parë, por është i pari i deklaruar nga Prigozhin. Ai arriti ta bënte këtë pasi ishte ngopur me sjelljen ruse ndaj ushtrisë së tij” tha ai.
Në lidhje me faktin se a janë këto shenjat e një lufte civile në Rusi, Meçollari tha se konfliktet brenda një ushtrie janë të papranueshme në një aksion ushtarak. Ai shton se fakti që lideri çeçen shprehu gatishmërinë të zëvendësojë Wagner, mund të çojë në një tjetër konflikt.
“Ka edhe një të dhënë tjetër, që lideri çeçen është shprehur i gatshëm të zëvendësojë Wagner, mirëpo kjo mund të çojë në një konflikt.
Konflikt brenda një ushtrisë, është e papranueshme në një aksion ushtarak” u shpreh Meçollari.
Koloneli tha se prita e bërë nga Brigada 17 ruse kundër Wagner, ka ndodhur në një moment kur Brigada kishte pësuar humbje në Ukrainë dhe ndoshta koloneli ka menduar se kjo ardhur edhe për shkak të këtyre forcave.
“Forcat Wagner janë në brendësi të ushtrisë. Forcat e brigadës 72 kanë krijuar një prite kundër një autokolone të vogël Wagner. Për ata kanë qenë të strukturuar dhe sulmuan duke kapur peng kolonelin.
Kjo ngjarje ka ndodhur në momentin që koloneli ka humbur në Ukrainë dhe ndoshta ai ka menduar se kjo ardhur për shkak të Ukrainës” tha ai.
Më pas ai tha se në një ushtri që është duke humbur, bie morali dhe pasi morali bie, nis rebelimi brenda saj.r.t/abcnews.al