Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi

schedule15:49 - 5 Qershor, 2023

schedule 15:49 - 5 Qershor, 2023

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka konfirmuar më 5 qershor se vendi i tij po kërkon sqarime nga Ukraina lidhur me raportet se armë të prodhimit belg janë përdorur nga luftëtarët anti-Kremlinit në Rusi.

“Ne po kërkojmë nga ukrainasit që të na i sqarojnë situatën”, tha De Croo për radion shtetërore belge, shkruan REL.

“Rregullat janë të rrepta, është e qartë; armët tona me të cilat e kemi furnizuar Ukrainën janë për qëllime mbrojtëse, për ta mbrojtur territorin ukrainas”, shtoi ai.

Komentet e De Croo erdhën si reagim ndaj një raporti të gazetës amerikane The Washington Post se armët e prodhimit Perëndimor janë përdorur për sulmet në rajonin Belgorod të Rusisë.

Grupet pro-ukrainase të luftëtarëve rusë, ultra-nacionalistë anti-Kremlinit, kanë nisur sulme ndërkufitare në Rusi nga territori ukrainas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!