Për herë të 3-të në karrierën e tij, tekniku Edi Martini largohet nga stoli i Teutës, teksa ditën e sotme, nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi durrsak njoftoi ndërprejen e bashkëpunimit me teknikun.
Shumë herë Martini ka ardhur e është larguar nga Teuta, mirëpo kësaj here duket se tekniku shkodran do të nisë një “aventurë” të re, me “kuqeblutë” e Vllaznisë që janë në pritje të trajnerit.
“Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Edi Martini. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Martinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen”,- thuhej në njoftimin e klubit. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i klubit: