Situata në Kosovë mund të fuqëzojë Putinin

schedule10:43 - 3 Qershor, 2023

schedule 10:43 - 3 Qershor, 2023

Nga Aris Roussinos, Unherd

Përplasjet mes protestuesve serbë dhe paqeruajtësve të NATO-s këtë javë, vijnë në një periudhë delikate për aleancën amerikano-europiane.

Me Perëndimin të fokusuar në Ukrainë, përplasje të tilla të dhunshme, në atë që në fakt është një protektorat i NATO-s janë një zhvillim i padëshiruar për një rajon të paqëndrueshëm dhe për strategjinë e përgjithshme të NATO-s.

Shkëndija e menjëhershme ishte përpjekja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të vendosur në krye të komunave në rajonin e veriut të Kosovës me shumicë serbe, zyrtarë shqiptarë.

Serbët bojkotuan zgjedhjet, me më pak se 4% të popullsisë së rajonit që morën pjesë në votim. Megjithatë, Kurti këmbënguli se “është e drejta e kryetarëve në zgjedhjet demokratike të marrin detyrën pa u kërcënuar apo frikësuar, duke i cilësuar protestuesit si “turma serbe dhe milici fashiste”.

Por fatkeqësisht për Kurtin, një nacionalist shqiptar, NATO nuk ra dakord më këtë vlerësim.

Shtetet e Bashkuara sanksionuan menjëherë qeverinë e tij, duke e përjashtuar Kosovën nga stërvitja  ushtarake Defender 23, duke ndërprerë vizitat diplomatike dhe duke ngrirë përpjekjet për të integruar më tej Kosovën në strukturat e NATO-s dhe BE-së, ose për të arritur një njohje më të gjerë ndërkombëtare, raporton abcnews.al.

Në një deklaratë kritike të paprecedentë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se “Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e qeverisë së Kosovës për të hyrë me dhunë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillës së Shteteve të Bashkuara. dhe partnerëve europianë të Kosovës.

Aty ku Amerika udhëhoqi, pjesa tjetër e NATO-s ndoqi me vëmendje situatën: Britania dhe Franca dënuan në mënyrë të ngjashme veprimet e Kurtit, me Francën dhe Gjermaninë që kërkuan zgjedhje të reja në veri të Kosovës për të zgjidhur krizën.

Fillimisht, Kurti akuzoi përëndimorët se po i mbanin anën Serbisë dhe hodhi poshtë deklaratat e tyre duke thënë se ishin të padrejta. Ai madje këmbënguli se turma e dhunshme duhet të largohet, ose të shkojë në burg ose në Serbi.

Në fund të fundit, megjithatë, Kurti ka tejkaluar në një moment të rrezikshëm. Vladimir Putin ka përmendur vazhdim isht ndarjen e Kosovës nga Jugosllavia e atëhershme nga NATO në vitin 1999, si një padrejtësi e madhe historike dhe si një pararendës për ndërhyrjen e supozuar të tij humanitare në Donbas.

Në vitin 2014, Kremlini citoi në mënyrë eksplicite “precedentin e Kosovës” për referendumin e Krimesë për bashkimin me Rusinë, në të cilin 95.5% e popullsisë supozohet se mbështeti aneksimin, raporton abcnews.al.

Ndërsa NATO përpiqet të mbështesë  ndërkombëtarët në lidhje me të drejtat ligjore të Ukrainës mbi Krimenë dhe Donbasin, veprimet e Kurtit për Kosovën erdhën në kohën më të papërshtatshme.

Nëse ndërhyrja ushtarake për të ricaktuar kufijtë e Europës ishte e pranueshme atëherë, Moska mund të argumentojë, pse jo tani?

Në mënyrë të ngjashme, nëse Kosova mund të vazhdojë rrugën e saj larg Serbisë për t’iu përshtatur aspiratave kombëtare të shumicës së saj shqiptare, pse duhet që pakica e saj serbe të mbetet në një shtet, ekzistencën e të cilit ata nuk e njohin, të detyruar të pranojë zyrtarë për të cilët ata nuk kanë votuar?

Duke tërhequr vëmendjen e padëshiruar ndaj këtyre çështjeve në thelb të pazgjidhshme, Kurti zemëroi klientët e tij të NATO-s. Pas një telefonate të ambasadorit amerikan, Kurti duket se është përkulur para të pashmangshmes, duke rënë dakord sot në mëngjes për zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

Për NATO-n, çështja e Kosovës është një çështje herë pas here e dhimbshme nga periudha e fuqisë së saj të pakundërshtueshme ushtarake një brez më parë.

Më e mira që mund të arrijë Perëndimi, të paktën tani për tani, është të mbajë të ngrirë konfliktin shekullor etnik.

Siç theksoi edhe kryediplomati i BE-së Josep Borrell në një deklaratë duke dënuar veprimet e Kurtit, “Ne kemi mjaftueshëm dhunë në Europë sot, nuk mund të përballojmë një konflikt tjetër.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!