Përkeqësimi i marrëdhënieve SHBA-Kinë, kreu i CIA-s vizitë sekrete në Pekin

schedule09:39 - 3 Qershor, 2023

schedule 09:39 - 3 Qershor, 2023

Drejtori i CIA-s, William Burns, vizitoi Kinën muajin e kaluar për bisedime me homologët e tij, tha sot një zyrtar amerikan, në një kohë kur administrata e presidentit Joe Biden kërkon të promovojë dialogun me Pekinin.

“Muajin e kaluar, drejtori Burns udhëtoi për në Pekin, ku u takua me homologët e tij kinezë dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit brenda agjencive të inteligjencës”, vuri në dukje zyrtari.

Vizita u bë e ditur nga gazeta Financial Times.

Administrata amerikane po kërkon të mbajë të hapura linjat e komunikimit dhe të zhvillohen takimet e planifikuara mes zyrtarëve të dy palëve, në një atmosferë të tensionuar.

Misioni i Burns erdhi në të njëjtin muaj kur këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, u takua me Ëang Yi, zyrtarin më të lartë të politikës së jashtme të Kinës, në Vjenë.

Udhëtimi i Burns ishte gjithashtu vizita e nivelit më të lartë nga një zyrtar amerikan në Kinë që kur Sekretarja në detyrë e Shtetit Ëendy Sherman vizitoi Tianjin në korrik 2021.

Biden i ka kërkuar vazhdimisht drejtorit të CIA-s të marrë përsipër misione të ndjeshme brenda dhe jashtë vendit. Në nëntor 2021, Burns udhëtoi për në Moskë për të paralajmëruar zyrtarët rusë kundër pushtimit të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!