Fyerje ndaj gjyqtarit të finales së Europa League, UEFA akuza ndaj Mourinho

schedule18:01 - 2 Qershor, 2023

schedule 18:01 - 2 Qershor, 2023

UEFA ka hapur zyrtarisht procedurat disiplinore ndaj trajnerit të Romës, Jose Mourinho, për fyerjen e gjyqtarit Anthony Taylor pas humbjes në finalen e Europa League ndaj Sevillas.

Një deklaratë nga komiteti disiplinor i UEFA-s sot përshkroi një sërë akuzash kundër të dy klubeve pas një finale të zjarrtë në “Puskas Arena” në Budapest. Të dy klubet u akuzuan për hedhjen e objekteve dhe ndezjen e fishekzjarreve nga tifozëritë e tyre, plus sjellje të pahijshme të ekipit. Për më tepër, Sevilla u akuzua gjithashtu për pushtim të fushës së lojës, ndërsa Roma u akuzua për akte dëmtimi dhe shqetësime të turmës.

Konkretisht, vetëm Mourinho u akuzua për “gjuhë fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes”. Ai u kap nga kamera duke u abuzuar ndaj gjyqtarit Taylor në parkingun e makinave pas ndeshjes.

Kjo lloj sjelljeje, si dhe përmendjet e shumta të gjyqtarëve në intervista dhe në konferencën për shtyp, ndihmuan të krijohej një atmosferë që të nesërmen panë tifozët e Romës të sulmonin Taylorin dhe familjen e tij në aeroportin e Budapestit, duke i shtyrë, tundur dhe bërtitur me një tifoz madje duke hedhur një karrige.

Sipas “Sky Sport Italia”, dy tifozë janë arrestuar për ato trazira, njëri është liruar dhe tjetri mbetet në paraburgim./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!