Tritol fasonerisë së biznesmenit italian/ Lihet në burg Edmond Arapi, arrest shtëpiak për 16 vjeçarin

schedule15:16 - 2 Qershor, 2023

schedule 15:16 - 2 Qershor, 2023

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 46 vjeçarin Edmond Arapi, i cili porositi shpërthimin me tritol në fasonerinë e një biznesmeni italian në zonën e Freskut në Tiranë. Ndërsa për 16 vjeçarin Arnaldo Vatoci, që vendosi lëndën eksplozive u caktua masa e arrestit shtëpiak.

Arapi përdori të miturin kundrejt 100 mijë lekësh të reja që t’i vinte lëndë eksplozive biznesit. Ai gjithashtu i kishte vënë gjobë prej 100 mijë eurosh italianit Roberto Del Gaido duke e kërcënuar që nëse nuk do ta paguante këtë shumë, do të ishte i rrezikuar, por vetë italiani e kishte refuzuar.

I mituri ka pranuar në polici se është paguar nga Arapi për të vendosur lëndën plasëse. Ai rezulton edhe më herët i përfshirë në probleme me ligjin. Disa muaj më parë është arrestuar nga Komisariati nr. 5 në Kamëz si autor i vendosjes së një tjetër sasie tritol në një banesë në Allias./abcnews.al