Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ka përgënjeshtruar akuzat e ngritura nga Partia Demokratike se ka qenë i dënuar në Itali dhe në Maqedoninë e Veriut. Në një konference për mediat kryebashkiaku Babani ka deklaruar është i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë.
“Nuk kam qenë ndonjëherë i ndaluar nga policia. Nuk kame qenë asnjëherë në jetën time i dënuar. S’i kam bërë 24 orë burg. Asnjë gjobë prej 25 vjetësh që unë udhëtoj nëpër Europë nuk e kam marrë. Jam munduar gjithë jetën të jem familjari model dhe shqiptari model dhe i tillë jam. Problemi më i madh i imi është lëvizjet që kam bërë nëpër Europë se kam harxhuar shumë lekë. Unë kam ndërruar 10 pasaporta me vula përditë.
Kam katër fabrika që punojnë për mua në Kroaci. Kam katër fabrikë që punojnë për mua në Spanjë. Kam tre fabrika që punojnë në Itali. Kam 25 grupe supermarketesh në Itali që i furnizojmë me mallin tonë dhe jam çdo minutë në kontakt. Unë mendoj ë prokuroria duhet të bëjë pjesën e vet dhe unë jam i gatshëm me shkuar vetë atje pa asnjë lloj problemi”, tha Babani./ABC News Albania 24/7