Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makineritë shitëse në Japoni do të ofrojnë ushqim falas në rast tërmeti

schedule12:18 - 2 Qershor, 2023

schedule 12:18 - 2 Qershor, 2023

Japonia po vijon me përgatitjet për fatkeqësitë natyrore duke vendosur makineri shitëse, të cilat do të ofrojnë ushqim dhe pije falas në rast se ndodh një tërmet apo tajfun i madh.

Dy makinei janë vendosur në qytetin bregdetar Ako, që ndodhet në një rajon që sizmologët thonë se është i prekshëm nga një tërmet i fuqishëm që pritet të godasë vendin në dekadat e ardhshme.

Makineritë, të cilat përmbajnë rreth 300 shishe dhe kanaçe me pije joalkoolike dhe 150 ushqime, duke përfshirë suplemente ushqimore, janë vendosur pranë ndërtesave që janë caktuar si strehimore.

Ekspertët së fundmi folën për mundësinë e një “mega-tërmeti” që të ndodhte përgjatë luginës së Nankait, në brigjet e Paqësorit të Japonisë, brenda 20 viteve të ardhshme nga 50% në 60%, dhe në rreth 90% brenda 40 viteve të ardhshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!