Akuzohej se kishte marrë pjesë në një event me një ekstremist polak, reagon gjyqtari i finales së Stambollit Szymon Marcinak

schedule11:50 - 2 Qershor, 2023

schedule 11:50 - 2 Qershor, 2023

8 ditë nga finalja e madhe e Champions League në Stamboll mes Manchester City dhe Interit, dhe ditën e djeshme qarkullonte një lajm në media se gjyqtari i vendosur për këtë supersfidë, polaku Szymon Marciniak, kishte marrë pjesë në një event të organizuar nga lideri i ekstremit të djathtë polak Mentzen, i njohur për qëndrimet e tij homofobe dhe antisemite.

UEFA ka reaguar dhe i ka kërkuar gjyqtarit një sqarim urgjent, pasi e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje, duke theksuar se UEFA vetë dhe i gjithë komuniteti futbollistik janë kundër ideve që propagandohen nga grupi në fjalë.

Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar vetë gjyqtari polak duke mohuar gjithçka.

“Në lidhje me raportimet në mediqa, unë deklaroj se kurrë nuk kam mbështetur apo legjitimuar asnjë parti, organizatë politike apo politikan individualisht dhe distancohem fuqimisht nga çdo pikëpamje, deklaratë dhe veprim ekstrem, racist apo antisemitik, deklaroi ai me një shkrim në rrjetet sociale./h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Szymon Marciniak (@_szymonmarciniak_)