Tregtarët e qymyrit që kishin blerë tonë të tërë për të përballuar krizën energjetike të Europës po përpiqen të gjejnë blerës përpara se minerali të bëhet i pavlefshëm.
Ndërsa shqetësimet për mungesën e energjisë u zhdukën për shkak të dimrit më të butë se sa pritej, qymyri tani po eksportohet në tregje si Maroku, Senegali dhe Guatemala.
Në total, 1.12 milion ton qymyr janë eksportuar nga portet europiane, duke përfshirë një ngarkesë prej 145,000 ton qymyr në Indi prillin e kaluar.
“Disa nga ky qymyr ka qenë në stok për rreth një vit dhe kostoja e ruajtjes është e lartë,” tha analisti i Perret Associates, Guillaume Perret.
Sipas Bloomberg, kur qymyri nuk përdoret për shumë muaj, ai nuk ka më asnjë vlerë.
/abcnews.al