Ndërsa sezoni i parë i Cristianos Ronaldos në Arabinë Saudite po i afrohet fundit, ylli portugez dhe një intervistë për kanalin mediatik “Saudi Pro League” në cilën analizoi muajt e tij të parë në ambientin e ri dhe në të njëjtën kohë foli për të ardhmen, ku u shpreh se synon që të fitojë tituj me Al-Nassr.
Pavarësisht perceptimeve negative të transferimit të tij në Arabi, Ronaldo pranon se realiteti kur u transferua të Al-Nassr ishte një surprizë.
“Epo, pritshmëria ime ishte pak më ndryshe, të jem i sinqertë, shpresoja të fitoja diçka këtë vit, por nuk është gjithmonë ashtu siç mendojmë apo siç duam”, u shpreh CR7.
Kur u pyet për futbollin në Arabinë Saudite në krahasim me atë të Evropës, Ronaldo ishte diplomatik në përgjigje duke preferuar të flasë për të ardhmen e futbollit në Arabi, duke shprehur bindjen se me pak rregullime, liga atje mund të bëhet një nga pesë më të mirat në botë.
“Unë mendoj se ka gjëra të tjera të vogla që duhet të përmirësohen. Por unë jam i lumtur këtu, dua të qëndroj këtu, do të qëndroj këtu. Sipas mendimit tim, nëse ata vazhdojnë të bëjnë punën që duan të bëjnë këtu për të ardhmen. pesë vjet, mendoj se liga saudite mund të jetë një nga pesë ligat më të mira në botë” tha ylli i Al-Nassr.r.t/abcnews.al