Tirana humbet Kupën e Shqipërisë duke ja dorëzuar trofeun Egnatias me këta të fundit që e fituan Kupën për herë të parë në histori.
Goli i vetëm që i dha trofeun rrogozhinasve u realizua në minutën e 114′ falë një penalltie të Xhekson, ndërsa kujtojme se 90′ minutat u mbyllën me rrjeta të pa prekura.
Bardheblutë e patën të vështirë të gjenin golin pasi mbetën me një lojtar më pak në minutën e 24′ pas daljes me karton të kuq të Berishës.
Kështu Tiran e mbyll sezonin pa trofe, edhe pse i shkoi deri në fund si kampionatit ashtu edhe Kupës, ndërsa trajneri Orges Shehi mund të largohet pasi ka ofertë nga klubi shqiptar i Shkëndijës së Tetovës./G.D abcnews.al/