Solidariteti i jashtëzakonshëm i anëtarëve të NATO-s është një nga arsyet kryesore për suksesin e Ukrainës në zmbrapsjen e agresionit rus, tha të enjten Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
“Ne e kemi thënë që nga dita e parë se çfarë do të bënim për të mbështetur Ukrainën, në drejtim të presionit ndaj Rusisë dhe në drejtim të forcimit të aleancës sonë. Ne kemi bërë atë që kemi thënë.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë,” tha Blinken.
Ai shtoi se mbështetja për Ukrainën, si dhe forcimi i mëtejshëm i aleancës së NATO-s, do të jetë fokusi i takimeve. Një pjesë e premisave të Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë ishte që të shmangte zgjerimin e NATO-s pranë kufijve të saj.
Stoltenberg tha të enjten se nuk i takon Moskës të vendosë se kur zgjerohet aleanca, duke shtuar se aleatët e NATO-s dhe Ukraina do të vendosin për anëtarësimin e Ukrainës kur të jetë koha e duhur.
Muajin e kaluar, ai tha se pret që Ukraina të bashkohet me aleancën kur të përfundojë lufta. Zelensky, i cili ndodhet në Modalvi për të marrë pjesë në një samit tjetër të liderëve europianë, tha të enjten se Ukraina “është gati të jetë pjesë e NATO-s”.
/abcnews.al