I vunë tritol fasonerisë së një italiani në ‘Fresk’, në pranga një 46-vjeçar dhe një 16-vjeçar

schedule09:36 - 1 Qershor, 2023

schedule 09:36 - 1 Qershor, 2023

Një 46 vjeçar dhe një i mitur kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohen si autorët e vendosjes së tritolit në një fasoneri në rrugën Fadil Deliu”.

Sipas policisë mësohet se në kuadër të ngjarjes së ndodhur me 25.05.2023, në rrugën “Fadil Deliu”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të një fasonerie me pronar Italian është bërë i mundur ndalimi i 46 vjeçarit që është personi që ka dhënë urdhrin dhe një i mitur që është bashkëpuntor me të.

Në kuadër të hetimeve zbulohet se e sasisë së eksplozivit, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme material e ka urdhëruar 46 vjeçai, i cili ka shtyrë 16-vjeçarin, duke i ofruar një shumë parash, për vendosjen e saj te porta e fasonerisë së shtetasit Roberto Bingaido.

Në cilësinë e provës material është sekuestruar një çikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshje që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit dhe një mekanizëm arme.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.05.2023, në rrugën “Fadil Deliu”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të një fasonerie.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Explosion”.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga një 46-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

46-vjeçari dyshohet se ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar një shumë parash, për vendosjen e sasisë së eksplozivit, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Sekuestrohen një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshje që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit dhe një mekanizëm arme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe atë të Himarës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.05.2023, në një fasoneri në rrugën “Fadil Deliu”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Explosion”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi I 46 vjeçarit dhe i një shtetasi 16 vjeç.

Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 46-vjeçari e ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar shumë 100 000 lekë të rinj, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të një shtetasi Italian”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!