Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Napoli në kërkim të një trajneri, piketohet edhe Nagelsmann

schedule16:29 - 31 Maj, 2023

schedule 16:29 - 31 Maj, 2023

Një objektiv ambicioz, i vështirë, por që De Laurentiis po përpiqet të kuptojë nëse është e mundur të arrihet. Në orët e fundit, sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, një kontakt i drejtpërdrejtë ka ndodhur mse presidentit të Napolit dhe trajnerit gjerman Julian Nagelsmann.

Kohët e fundit ka pasur një kontakt të parë eksplorues për të kuptuar situatën, detajet e klauzolës së largimit të tij. Megjithatë, De Laurentiis ndali kontaktet pasi u hodh mbi Luis Enrique.

Gjithsesi, Napoli është ende në kërkim të një trajneri, pasi edhe opsioni i Luis Enrique është ftohur tashmë. Siç raportohet, kontakte të reja kanë nodhur me Nagelsmann, por ende asgjë konkrete apo e detajuar.

Opsione të tjerë të Napolit për postin e trajnerit përfshihen emra si Vincenzo Italiano i Fiorentina dhe Thiago Motta i Bologna./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!