Tottenham ka bërë të ditur se çmimi i kartonit të sulmuesit anglez, Harry Kane, vlerësohet me 115 milionë euro.
Mediat angleze, “The Sun” dhe “Daily Mail”, raportojnë se sulmuesi anglez dëshiron të firmosë vetëm për Manchester United. “Bomberi” anglez dëshiron të qëndrojë në Premier League për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të këtij kampionati dhe sepse ai mendon se do të ishte më i përshtatshëm për një klub tjetër anglez se sa në një ligë tjetër.
Kane është i gatshëm të presë edhe një vit për të qenë më pas i lirë për t’u larguar me parametra zero, gjithmonë nëse nuk shitet këtë merkato verore./h.ll/abcnews.al