“Banka e Shqipërisë po kryen funksionin e saj nuk është në përmbajtje të saj të korrektojë kursin e këmbimit.” Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë Ilir Ciku në Sheshin e Dollarit me Genta Dobrën në ABC News
“Mundësitë për ndërhyrje janë tejet të kufizuara, flasim për monedhë europiane. Prirja diktohet nga tregu. Banka mund të ndërhyjë në raste të cakturara.
Cmimet janë detyrë kryesore e bankës. Sa ky zhvlerësim i euros ndikon në stabilizimin e cmimeve, ky është rast tjetër për t’u diskutuar. Në shumë produkte jemi të varur nga importi. Zhvlerësimin nuk e shohim në uljen e cmimeve përkundrazi.” u shpreh ai ndërsa komentoi edhe vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.
“Sinkronizimi i rritjes së pagave në administratë nuk ishte gjëja e përshtatshme për t’u bërë, është e dobishme për vetë administratën. Sistemi duhet të jetë transparent dhe i parashikueshëm. Kushdo që nis një punë në administratë ta ketë të qartë se cila do jetë paga në një periudhë afatgjatë dhe si do të rritet ajo. “- tha ai
Nëse ky vendim do të ndikojë në rritjen e pagave në sektorin privat, Ciku tha se një masë e tillë do të varet nga kapacitetet e këtij sektori.