Mëngjesin e sotëm policia njoftoi për grabitje me armë zjarri që kishte ndodhur pak pas mesnate në fshatin Fier i Ri në Lushnjë.
Disa persona të armatosur janë futur në banesën e shtetasit, Alfred Gjermeni dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë atij paratë.
37-vjeçari ka njoftuar më pas policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.
Mësohet se Gjermani pranë banesës së tij ka dy biznese, një me inpute bujqësore dhe një farmaci.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi 37 vjeçar, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, dhe dyshohet nën kërcënimin e armës, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.
Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.r.t/abcnews.al