“Nëse Ballkani kollitet, për BE kjo është pneumoni”, Rama: Negociatat kërkojnë kohën e tyre, por duhen më shumë fonde

schedule11:27 - 31 Maj, 2023

schedule 11:27 - 31 Maj, 2023

“Nëse anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE konsiderohet i largët, por ajo që duhet të bëjë BE është të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi me Ballkanin sa i takon fondeve” kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Open Roads: Balkans Back in Business”.

Gjërat janë shumë të qarta, duhet të jemi të hapur të diksutojmë cështjet reale pa u fshehur. Ajo cfarë kemi kaluar deri sa celëm bisedimet, për të patur një realitet, ndërkohë Keshilli ka nje logjike krejt ndryshe, nuk ka rendësi nëse ke përmbushur detyrimet, nese  ka zgjedhje ne një vend nuk e merr.

Na është thënë duhet të bëni më shumë për korrupsionin, duhet të bëni më shumë për këtë e atë, jo ne kemi bërë saktësisht atë cfarë duhet të bënim, për aq sa ka vlerësuar KE. Ndaj më mirë të na thonë, po jeni shumë mirë por në këtë moment ne kemi problemet tona dhe nuk mund ta bëjmë. Ju përmendët lodhjen nga zgjerimi, në rregull ne nuk po vrapojmë, që të bëhemi shtete anëtare të BE.

Jam pjesë e asaj që mendon se kur nuk funksionon me 27 vende si do të funksionojë duke u anëtarësuar edhe vendet e Ballkanit, ndaj le të hapim një bisedim të qartë për të thënë jo, gjejmë dicka ndryshe. Por duhet të hyjmë në një marrëdhënie të re, jemi të prirur të pranojmë se koha kur do jemi në tryezën e BE do jetë e largët, por ajo që duhet bërë tani është që BE të hape një erë të re bashkëpunimi sa u përket fondeve, në të kundërt nuk do të ketë asnjë të ardhme për sigurinë e stabilitetin e Ballkanit, dhe nëse Ballkani kollitet për BE kjo është pneumoni.” – vijoi Rama

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!