“Aventurat” e Quincy Promes me ligjin vazhdojnë. Lojtari holandez u arrestua pasi theri me thikë kushëririn e tij më 14 dhjetor 2020 dhe tani po ndiqet penalisht për trafik kokaine.
Sulmuesi i Spartak Moskës akuzohet nga prokuroria për dy pako prej afërsisht 650 kg dhe 713 kg të cilat u zbuluan në vitin 2020 në portin e Antërpen në një kontejner. Sipas raportimeve, sasia specifike e drogës kap vlerën e 75 milionë eurove.
Autoritetet e kishin vënë Promes në lupë prej kohësh për përfshirje në një rrjet droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Ish-lojtari i Ajax dhe Sevillas do të dëshmojë para trupave gjykues të hënën e ardhshme./h.ll/abcnews.al