Napoli në kërkim të një trajneri, kontaktohet Conceicao

schedule16:44 - 30 Maj, 2023

schedule 16:44 - 30 Maj, 2023

De Laurentiis është në kërkim të një trajneri të ri pasi në përfundim të sezonit, Spalletti do të largohet nga klubi të cilin e shpalli kampion të Serie A.

Luis Enrique ishte një variant potencialisht i fortë për t’u marrë, por duket se tekniku spanjoll ka thënë jo pasi dëshiron të drejtojë në Angli.

Së fundmi, sipas raportimit të “Sky”, Sergio Conceicao është një emër që po përparon.

Trajnerit aktual të Portos i është ofruar një pagë prej gjashtë milionë euro bruto në sezon./h.ll/abcnews.al