Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova është zemra e Serbisë”, Gjokoviç mund të dënohet për deklaratat provokuese

schedule15:17 - 30 Maj, 2023

schedule 15:17 - 30 Maj, 2023

Novak Gjokoviç shkaktoi reagime të mëdha me deklaratën e tij politike pas fitores së raundit të parë në Paris. Organizatorët e French Open tani po marrin parasysh një vendim që mund të shkojë në dëm të tenistit serb.

Në konferencën për shtyp që pasoi pas fitores ndaj Aleksandar Kovaçeviçit, 36-vjeçari serb pranoi se ishte në dijeni për reagimet që kishin nisur për fjalët “Kosova është zemra e Serbisë – ndalo dhunën” që ai shkroi në objektivin e kamerës dhe se ato kanë bërë që disa fansa të bëjnë thirrje për skualifikimin e tij.

Organizatorët e bëjnë të qartë se 22 herë fituesi i Grand Slamit është nën shqyrtim, raporton gazeta zvicerane “Blick”, përcjell KosovaPress. Federata Franceze e Tenisit (FFT), e cila organizon French Open, thotë se “nuk ka udhëzime zyrtare të Grand Slam-it se çfarë mund të thotë ose jo me lojtarin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!