Me rinovimin te “galaktikët” që ende nuk ka mbërritur, duket se e ardhmja e anësorit spanjoll, Marco Asensio është shumë larg nga “Santiago Bernabeu”, me 27-vjeçarin që nuk mund të marrë atë që kërkon nga bordi i Real Madrid, më shumë minuta në fushën e lojës.
Mirëpo, kjo “përçarje” mes klubit e spanjollit ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave në Evropë, ku më të interesuarit mbeten anglezët e Aston Villa, me teknikun Unai Emery, që e pëlqen shumë stilin e lojës së Asensio dhe e kërkon spanjollin në “Villa Park” këtë merkato vere.
Sipas raportimeve spanjolle e britanike, pas Asensio nuk është vetëm Aston Villa, por dhe francezët e PSG, “djajtë” e Milan, si dhe “topçinjtë” e Arsenal, megjithatë deri më tani, lojtari nuk ka marrë ende një vendim se ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm.
Ndërkaq, kujtojmë se në 50 ndeshjet e zhvilluar në këtë sezon me fanellën e Real Madrid, në të gjitha garat, Asensio ka gjetur 12 herë rrugën e rrjetës, teksa ka shërbyer dhe 8 asistime për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al