United nuk “beson” më te De Gea, “djajtë e kuq” vihen pas “gardianit” portugez

schedule12:14 - 30 Maj, 2023

schedule 12:14 - 30 Maj, 2023

Prej 12 sezonesh, porta e “djajve” të Manchester United mbrohet nga spanjolli, David de Gea, mirëpo mosha e iberikut, si dhe “gafat” e shpeshta mes shtyllave të United, duket se nuk bindin fort drejtuesit e klubit, të cilët janë në kërkim të një portieri të ri e kualitativ.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave portugeze, në “radarët” e “djajve” ka rënë “gardiani” i portës së “dragonjve” të Porto, Diogo Costa, me 23-vjeçarin që shikohet si “pasardhësin” perfekt të De Gea, në mes të shtyllave.

Për kartonin e portugezit, “djajtë” janë të gatshëm të paguajnë plot 75 milionë euro, e cila është dhe shuma ekzekate e klauzolës së kontratën e tij, me portierin 23-vjeçar, që ka një vlerë bazë tregu prej 45 milionë eurosh.

Ndërkaq kujtjomë, se Costa ka zhvilluar gjithësej këtë sezon 33 paraqitje për “dragonjtë” e Porto në Liga NOS, teksa ka pësuar 22 gola në total dhe e ka mbajut rrjetën “të pastër” në 16 ndeshje. i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!