Dumani shoqërohet në Gjykatën e Posaçme, ja për çfarë do të dëshmojë

schedule10:51 - 30 Maj, 2023

schedule 10:51 - 30 Maj, 2023

 

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është shoqëruar në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar për procesin ndaj, Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës dhe  Enver Divës.

Këta persona akuzohen për vrasjen e Viktor dhe Bermir Haxhia, si edhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Kujtojmë që më parë, i penduari tjetër i drejtësisë, Klevis Alla  dëshmoi në lidhje me vrasjes e vëllezërve Haxhia, ku u shpreh se vrasjen e kreu Dumani me një person, ndërsa ai ka qenë vetëm shofer.

Ndërsa në lidhje me vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë ka folur edhe Henrik Hoxhaj, i cili është shprehur se Dumani përgatiti gjithçka për 35 mijë euro.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!