Dy persona janë lënduar mëngjesin e kësaj të marte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në dalje të qytetit të Lushnjes.
Sipas informacioneve mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në vendin e quajtur “Rruga e palmave”, Lushnjë.
Nga përplasja e mjeteve Toyota me targa AE 789 T, ku udhëtonte një mësuese është përplasur me mjetin Audi me targa AB 900 TD. Fatmirësisht të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën duke marrë ndihmën mjekësore në spital.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al