NATO ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë shkaktuar në plagosjen e 25 ushtarëve. Në një deklaratë zyrtare aleanca më e madhe ushtarake i ka cilësuar zhvillimet e fundit si të papranueshme, teksa u ka bërë thirrje të dyja palëve të ulen në tryezën e bisedimeve për të normalizuar situatën.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme”, deklaroi NATO.
Ambasadorët e QUINT-it po ashtu kanë shprehur shqetësimi ne tyre në lidhje me incidentet e fundit. Pas takimit që kishin me kryeministrin e kosovës, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, shprehu shqetësimi t për dhunën ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve si dhe dëmtimet që janë bërë veturave të këtyre.
“Ne po ashtu jemi të shqetësuar edhe për raportimet për dhunë ndaj pronës zyrtare. Ne kemi parë fotografi të grafiteve në vetura të KFOR-it, veturave të policisë, dhe kemi dëgjuar për sulme ndaj gazetarëve. Ne gjithashtu e dënojmë këtë veprim, kjo nuk është një përgjigje e duhur. Protesta paqësore është e drejta e nevojshme në shoqërinë demokratike, ne mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, por protestat duhet të mbeten paqësore, kështu që shkatërrimi i pronës, kërcënimi i njerëzve nuk është i pranueshëm”, theksoi ambasadori amerikan në Kosovë.
Si zgjidhja për normalizimin e situatws, hovenier ka sugjeruar që kryetarët e zgjedhur më 23 prill të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative dhe të mos shkojnë në objekte komunale.
Kryeministri Albin Kurti po ashtu shprehu shqetësimin e tij pas përplasjeve të fundit.
“Ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve”, shkroi Kurti, duke treguar se ka pasur një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së.
Sipas tij, mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. “Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë” mbyll postimin kreu i qeverisë.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar ndaj sulmeve në Veri të Kosovës. “Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme”, thuhet në postimin e rrjeteve sociale të OSBE-së.
Nga 25 ushtarë të plagosur, 11 ishin shtetas italianë, pëej të cilëve tre janë në gjendje të rëndë shendetësore.
“Nuk do tolerojmë më sulme ndaj kforit” u shpreh kryeministrja italiane, xhorxhia meloni. Në një postim në tëitter dënoi ashpër sulmet.
“Është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve”, u shpreh ajo ndër të tjera.
Nga ana tjetër presidenti serb aleksander vucic i ka drejtuar gishtin kurtit për tensionet e fundit. Në një konferencë për mediat,vucic deklaroi se prshtina kërkon të destabilizojë rajonin.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vetëm një dëshirë – ta çojë në gjakderdhje gjithë rajonin”, u shpreh Vuçiç.
Por ajo që mbetet shqetësuese është reagimi i rusisë. Ministri i jashtëm i Rusise, Sergei Lavrov e ka cilësuar situatën si alarmante, se sipas tij mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës./abcnews.al