50-vjeçarja Miranda Malolli ka mbetur viktimë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.
Nga përplasja e fortë e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur edhe 7 persona të tjerë, 5 prej tyre pasagjerë dhe dy shoferët e mjetit Ford dhe Benzit.
Të plagosurit u transportuan për në spitalin e Korcës ku po marrin trajtim mjekësor.
Të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht. Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti të rëndë në aksin Bilisht Korcë.
“Është një grua rreth 50 vjeç, që ishte pasagjere në një nga automjetet, e cila ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Automjeti tip “Benz” ka tentuar të parakalojë, ka qenë fatale përplasja kokë më kokë për 50-vjeçaren, Miranda Melolli, e cila ka humbur jetën në spitalin e Korçës. Mendohet që parakalimi i gabuar ka qenë shkaku i aksidentit. Në momentin që ndodhi aksidenti, ka pasur edhe rebeshe të mëdha shiu, pikërisht në këtë segment rrugor. Fushëpamja ka qenë e kufizuar”, raportoi gazetari i ABC News, Roland Beqiraj./abcnews.al