Një jaht luksoz u gjet i braktisur nga policia kufitare e Shëngjinit. Mjeti lundrues ndodhej në det të hapur dhe nuk kishte persona në bord.
Mësohet se jahti ka dalë nga Portit i Tivarit në Mal të Zi dhe më pas nuk dihet se çfarë ka ndodhur me pronarin që ishte ne bord. Jahti është 13 metra i gjatë i vitit 2018 dhe kap vlerën e 2 mln eurove. Brenda është gjetur dokumentacion i rregullt dhe një pasaporte të cilat i përkasin shtetasit turk Sevgin Yavuz. Mësohet se 53 vjeçari është një biznesmen i famshëm në Turqi dhe kishte ardhur me pushime në Adriatik. Ndërsa mbetet mister vendndodhja e miliarderit turk.
Jahti është ankoruar në Portin e Shëngjinit për t’ju nënshtruar procedurave të mëtejshme.
/ABC News Albania 24/7