Vuçeviç zgjidhet kryetari i ri i SNS-së pas dorëheqjes së Vuçiçit: Do ruajmë Kosovën si pjesë e Serbisë

schedule14:47 - 27 Maj, 2023

schedule 14:47 - 27 Maj, 2023

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç është zgjedhur kreu i ri i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), në Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj force politike, të zhvilluar në Beograd.

Nga 4000 delegatë që votuan, Vuçeviç arriti të marrë shumicën, për t’u bërë drejtuesi i ri i partisë, pas dorëheqjes së Aleksandër Vuçiçit.

Gjatë fjalës së tij si kryetari i partisë, Vuçeviç përmendi edhe Kosovën, duke thënë se do e ruajnë si pjesë territoriale të Serbisë.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë delegatët e SNS-së që morën pjesë sot në punimet e Kuvendit të 6-të, dhe treguan në mënyrën e duhur se si organizohet procesi dhe procedura demokratike brenda një partie dhe të falënderoj kryetarin aktual të SNS-së, Aleksandër Vuçiç.

Dua ta falënderoj edhe për mbështetjen e tij për kandidaturën, po hapim një kapitull të ri, politika jonë nuk do të ndryshojë, ne mbetemi parti që është motori i zhvillimit të atdheut tonë, ruan dhe ushqen vlerat tradicionale, ne do të avokojmë politikisht për ruajtjen e Kosovës si pjesë e Serbisë, do të kujdesemi për interesat e komunitetit serb kudo që ai jeton”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!