Një tjetër trofe në vitrinë, por nuk ka kohë për të festuar. Interi, 72 orë pas finales së Kupës së Italisë, do të rikthehet në fushë dhe pret Atalantën.
Synimi i skuadrës së Inzaghit është të mbyllë përfundimisht kualifikimin në Champions League për ta bërë të tepërt ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Torinos dhe të përgatitet me qetësi për finalen e Stambollit.
Inter pritet të startojë sot me Onana në portë, ndërsa priten ndryshime në mbrojtje. D’Ambrosio, De Vrij dhe Bastoni mund të futen nga minuta e parë sot në fushë.
Reparti i mesfushës pritet të përbëhet me Dumfries dhe Gosens në krah, ndërsa Barella-Brozovic-Calhanoglu në qendër të saj.
Në sulm, Inzaghi preferon dyshen Lautaro-Lukaku. Një pikë do të t’i mjaftonte Interit ndaj skuadrës së Bergamos për të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm./h.ll/abcnews.al