Pavarësisht tensioneve, kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka treguar se aktualisht është brenda objektit të kësaj komune. Në një prononcim për mediat në Kosovë, ai ka thënë se është dita e parë e punës së tij dhe është duke ushtruar funksionin si kryetar në këtë komunë.

Qytetarët serbë janë mbledhur për të kundërshtuar hyrjen në komunë. Kjo ka shkaktuar përplasje me policinë e Kosovës, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të larguar qytetarët serbë.Sakaq, sipas raportimeve, janë djegur edhe disa makina të policisë kosovare./abcnews.al

