Sondazhet nxjerrin fitues Rexhep Tajip Erdogan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, duke i dhënë ndoshta një mandate të tretë “sulltanit” të Turqisë.
Sulltani i Bosforit dëshiron të mbizotërojë edhe këtë herë, madje me diferencë ndaj kundërshtarit të tij, Kemal Kilicdaroglu, për të konsoliduar pozicionin e tij hegjemonist për “shekullin e Turqisë” që fillon këtë vit, sipas tij.
Vendi i tij mbush 100 vjet nga krijimi i shtetit modern turk. Pas dy dekadash në pushtet, presidenti turk dëshiron të prekë shpirtin e bashkëqytetarëve të tij dhe t’i bindë ata se mund të mbështeten përsëri tek ai.
Megjithatë, në frontin ekonomik, situata është e pakëndshme për Erdoganin, pasi për herë të parë që nga viti 2002, rezervat valutore neto të bankës qendrore turke ranë në 151.3 milionë dollarë më 19 maj, sipas të dhënave zyrtare.
Përveç kësaj, në raundin e dytë të zgjedhjeve ai ka mbështetjen e nacionalistit Sinan Ogan. Si një kandidat presidencial i raundit të parë që mori 5.2% të votave, ai tani po u bën thirrje votuesve të tij që të votojnë Erdoganin.
Në të njëjtën kohë, rivali i tij politik Kemal Kilicdaroglu bindi kolegun nacionalist Umit Ozdag nga “Partia e Fitores” që të mbështesë atë.
/abcnews.al