E premtja ka nisur me kthjellime. Pasditja do të sjellë vranësira dhe reshje shiu, më të dukshme në zonat jugore. Në disa zona priten rrebeshe shiu, të cilat do të shoqërohen edhe me erë të fortë.
Metereologia Lajda Porja thekson se moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe në fundjavë.
Paraditja do të jetë kryesisht me diell ndërsa pasdite reshje shiu. Sa i përket temperaturave, pritet të arrijnë deri në 28 gradë celcius në zonat bregdetare.
“Edhe fundjava do të jetë kryesisht e paqëndrueshme. Paraditet me diell dhe shumë të favorshme për të frekuentuar bregdetin. E shtuna dhe e diela do të jenë kryesisht me mot të kthjellët.
Në zonat bregdetare temperaturat do të jenë deri në 28 gradë celcius. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira dhe reshje, ku më të dukshme do të jenë gjatë ditës së dielë.“, tha metereologia./abcnews.al