Në fjalën e tij në seancë plenare, kryeminstri Edi Rama u ndal edhe ne debatin që pasoi rritja e pagave për deputetët.
Rama tha rritja e pagave ka një rend logjik, ndërsa theksoi se nuk do të bëhet më lajthitja, sic e quajti ai, që u bë me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ndër të tjera, Rama sfidoi deputetët e opozitës për të votuar që sot që të paguhen me pagë minimale.
“Po kthehem te pagat e ministrave dhe deputetëve është një hipokrizi ajo cfarë dëgjova. Nivelet nuk përcaktohen sipas qejfit. Ka një piramidë pagash, këto po ua them si dikush që i ka mësuar. Nuk mund të ndërtosh një piramidë e të vendosësh presidentin nën një mësues, pavarësisht se puna mund të jetë më me stres.
E kemi bërë ne një lajthitje, madje e kemi tepruar me sistemin e drejtësisë, po ajo është bërë dhe nuk zhbëhet. Nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se presidenti apo gjykatës që paguhen me shumë se ministry drejtësisë.
Doni ju të bëni qarjen ehalleve, s ka nevojë. Hajde vendosi pagën minimale për deputetët dhe ministrat. Hajde votoni. Gati jam unë. Cfarë stresi keni ju më shumë se ata që punojnë në fason. Prap ju nuk e mësoni se me shqiptarët kush I merr për budallenj mund t’I gënjejë disa po vjen një ditë sic erdhi në Shkodër, firojnë ata.
Unë mendoj se ju duhet të ikni për pambuk nëse ne duam të kemi një skemë politike, sic e meritojnë shqiptarët. “ u shpreh Rama.