Juventus në pritje të “mysafirëve” për Vlahovic, Chelsea dhe Bayern Munich “sfidohen” për serbin

schedule11:04 - 25 Maj, 2023

schedule 11:04 - 25 Maj, 2023

Juventus ka disa nyje për të zgjidhur. Nga gjyqet me drejtësinë sportive italiane dhe UEFA, te pozicionet e pambuluara në kompani dhe pozicioni i trajnerit Allegri, deri tek lojtarët në skuadër, për të cilët klubi bardhezi po bën vlerësime. Në veçanti, në qendër të vëmendjes është Dusan Vlahovic, sulmuesi serb që klubi torinez pagoi 80 milionë euro në total për ta marrë nga Fiorentina në janar 2022.

Por duke pasur parasysh sezonin e trazuar në ligë, mes situatave të klubit dhe lojës që nuk i përshtatet stilit të tij, serbi me të vërtetë mund të rezultojë një shitje e mundshme në merkato.

Vlahovic ka ngjallur interesin e disa klubeve të Premier League, ku Neëcastle, Manchester United dhe mbi të gjitha Chelsea që dëshirojnë shërbimet e klasit të vitit 2000. Nuk duhet lënë pas as Bayern Munich, ndaj klubi bardhezi ka krijuar çmimin prej 80 milionë eurosh.

Vetëm për një shifër të tillë Juventus do të ulej në tryezë për të biseduar me kërkuesin dhe nga ana tjetër lojtari do të kërkonte të ndryshonte ambient e të luante në Champions League./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!