Juventus sheh Tudor ose Motta si zëvendësues të Allegrit

schedule17:23 - 24 Maj, 2023

schedule 17:23 - 24 Maj, 2023

Juventus po kalon një sezon zhgënjyes në të gjitha garat. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, zbritjet e pikëve të njëpasnjëshme e lënë klubin në rrezik për t’u lënë jashtë Evropës, gjë që mund të rezultojë katastrofike për financat e klubit.

Nëse Juventusi nuk merr pjesë në asnjë kompeticion europian në sezonin e ri, atëherë pritet të ulë buxhetin në mënyrë dramatike. E ndër shkurtimet pritet të jetë edhe paga e Max Allegrit. Ose për ta thënë më mirë, me siguri trajneri italian do të largohet dhe bardhezinjtë do të gjejnë një trajner me një pagë dukshëm më të ulët, por edhe me një filozofi tjetër.

“Gazzeta dello Sport” raporton se drejtuesit e klubit po bëjnë listën e trajnerëve të mundshëm. Me dy emra që aktualisht janë më lart se të tjerët.

Njëri është Igor Tudor, dikur trajner i PAOK-ut dhe tani trajner i Marsejës, ndërsa ka qenë te pankina e Juventusit si ndihmës i drejtpërdrejtë i Andrea Pirlos.

I dyti quhet Thiago Motta. Tekniku 40-vjeçar ishte në fillimet e karrierës së tij si trajner në U19 të Paris Saint-Germain, më pas te  Genoa, Spezia dhe Bolonja, në të cilën ndodhet edhe sot. /G.D abcnews.al/