Gjykata e Vicenzës dënoi me 2 vjet e 3 muaj avokain Roberto Imparato me akuzën e tentativës për zhvatje, i cili gjithashtu do të duhet të paguajë 80 mijë euro si dëmshpërblim për dëmin ndaj Balotellit, i cili kishte bërë padi civile pranë avokatit Henry Bacaro.
Sulmuesi, siç raporton “Il Mattino”, kishte rëndë viktimë e një shantazhi për përdhunim, të orkestruar nga avokati dhe një vajzë 22-vjeçare. 100 mijë euro në këmbim të heshtjes për në sulm seksual të dyshuar ndaj të resë, e cila në atë kohë ishte 17 vjeç.
Bisedat zbuluan se avokati po planifikonte të blinte dy Ferrari. Në vend të kësaj, vajza i ka rrëfyer një shoqeje përmes telefonit: “Avokati më tha që duhet t’i them Balotellit që kam një traumë, që nuk fle dhe se nuk shkoj në shkollë.”
Balotelli hodhi poshtë akuzat për marrëdhënie me një të mitur. Sulmuesi ka pohuar gjithmonë se vajza i ka treguar kartën e identitetit të kushurirës së saj në momentin e njohjes, duke pretenduar se ishte 18 vjeç./h.ll/abcnews.al