Luis Enrique kërkon rikthimin në Itali, tekniku spanjoll në “radarët” e kampionëve të Serie A

schedule14:56 - 24 Maj, 2023

schedule 14:56 - 24 Maj, 2023

Që prej largimit të tij nga kreu i pankinës së Kombëtares spanjolle, pas atij eleminimi nga Maroku në fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës, e cila u zhvillua gjatë dhjetorit të shkuar, në Katar, tekniku Luis Enrique është ende “i papunë” dhe në kërkim të një klubi të ri.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes, “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Kombëtares spanjolle, Barcelona e Roma është pranë rikthimit të tij në Serie A, teksa pritet që ekipi i tij i ardhshëm të jenë kampionët e Napoli, pas largimit të italianit Luciano Spalletti nga stoli i këtyre të fundit.

“Gazzetta dello Sport”, raporton se Luis Enrique e do shumë Italinë që nga koha e tij te Roma dhe ende vjen shpesh në këtë vend me pushime, ku ka shumë miq. Ai beson se faza e tij e parë e punës në Itali ka përfunduar mjaft herët, ndaj dëshiron të punojë sërish me ekipin e këtij vendi.

Në bazë të raportimeve nga mediat italiane, deri më tani nuk ka patur asnjë kontakt mes Presidentit De Laurentiis dhe spanjollit, me listën e kandidatëve për stolin e Napoli që është shumë “e gjatë” e për këtë aryse, drejtuesit e klubit po studiojnë imtësisht të gjitha opsionet.

Ndërkaq, kujtjomë se Luis Enrique ka qenë më herët trajner i një ekipi italian, teksa në qershorin e vitit 2011 mori në dorë drejtimin e “verdhekuqve” të Roma, mirëpo aventura e tij zgjati shumë pak pas eleminimit në Europa League nga Slovan Bratislava, si dhe mos arritja e një kualifikimi për në kupat e Evropës në fundin e sezonit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!