Sadiku prezantohet te Malaga

schedule22:07 - 5 Shtator, 2019

schedule 22:07 - 5 Shtator, 2019

Bomberi i kombëtares Armando Sadiku është prezantuar tek Malaga. Elbasanasi u transferua në ligën e dytë spanjolle me formulën e huazimit me të drejtë blerje nga skuadra e Levantes.

Aventura e bomberit të kombëtares Armando Sadiku do të vijojë në Ligën e Dytë spanjolle konkretisht te skuadra e Malagas ku kaloi në huazim nga Levante. Elbasanasi do të jetë shok skuadre me futbollistin tjetër të kombëtares Keide Bare. Në prononcimin e parë si futbollist i Malagas, Sadiku tregoi edhe arsyen pse zgjodhi pikërisht këtë skuadër si dhe rolin që luajti Bare në vendimin e tij.

“Jam i emocionuar për aventurën time të re. Malaga është një skuadër me histori dhe kam parë një grup të bashkuar në dhomat e zhveshjes. Bisedova me Keidin para se të vija këtu dhe më tregoi shumë rreth skuadrës. Ai më tregoi se në skuadër ka nevojë për përmirësime në fazën sulmuese dhe ishte pikërisht ajo që unë kërkoja. Jam i motivuar dhe njëkohësisht i gatshëm të tregoj potencialin tim. Më kanë pritur shumë mirë dhe trajneri më ka lënë përshtypje që në takimin e parë”, tha Sadiku.

Për Sadikun është sezoni i dytë radhazi që do të luajë në huazim pasi edicionin e kaluar u aktivizua tek Lugano në Zvicër./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!