“Deklaroi se do hakmerrej, ndihesha i kërcënuar”, zbardhet dëshmia e vrasësit të Arjan Gosës në Kavajë

schedule09:45 - 24 Maj, 2023

schedule 09:45 - 24 Maj, 2023

Habib Rexha, 31-vjeçari që ekzekutoi me plumb në kokë Arjan Gosën pasditen e së dielës në Kavajë, ka deklaruar para grupit të hetimit se vrasjen e ka kryer pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar.

Sipas tij, viktima Arjan Gosa kur ishte kthyer nga Italia ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha.

“Une jam autori i vrasjes së Arjan Gosës. Vrasjen nuk e kam kryer për gjakmarrje, por për arsye se Arjani kur ishte kthyer nga Italia është shprehur se do ta na shuante si familje. Kësaj, unë i bëra parapritë. Sa të na vriste ai neve, pashë të udhës ta vrisja unë i pari. Vëllezërit e mi dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija qe Arjani pinte kafe te lokali pranë shtepisë së tij. Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durrësit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”,- ka deklaruar ndër të tjera Habib Rexha.

Ndërkohë, policia ka gjetur pistoleten në vendin që tha Rexha se e kishte hedhur dhe e ka dërguar në laboratorin balistik./abcnews.al