Në lidhje skype nga SHBA me emisionin “Lufta dhje Paqja” në ABC News ka qenë gazetarja e VOA, Menada Zaimi, e cila fillimisht ka folur në lidhje linjën politike të Biden në raport me luftën në Ukrianë.
Zaimi tha se Biden e ka kthyer mbështetjen ndaj Ukrainës në një çështje themelore sa i përket politikës së jashtme dhe ndihmat kanë kaluar shumën e 75 miliard dollarëve.
“Do të thosha që Ukraina bëri lajm për faktin e unitetit që treguan aleatët dhe mbështetësit. Mbështetja e SHBA do të vazhdojë.
Biden e ka kthyer mbështetjen ndaj Kievit në çështje themelore sa i përket politikës së jashtme. Kujtojmë se me marrjen e mandatit në vitin 2021, ndihma e huaj amerikane kishte prioritet krejtësisht të ndryshme që lidheshin ndryshimet klimatike, me reagimin ndaj pandemisë, apo luftës ndaj oritarizmit.
Është hera e parë që nga administrata e Truman që një vend që ndodhet në Europë mban vendin e parë për ndihma dhe që nga fillimi i luftës 1 vit më parë, administrata Biden dhe Kongresi kanë angazhuar më shumë se 75 miliard dollarë ndihmë për Ukrainën” tha ajo.
Në lidhje me faktin se sa e mbështet populli amerikan këtë politikë të Biden, gazetarja tha se pjesa më e madhe e qytetarëve amerikanë në një sondazh të fundit shprehen se Ukraina duhet të mbështetet edhe për një ose dy vite të tjera, ndërsa një pjesë më e vogël shprehen se Ukraina duhet të mbështetse për aq sa të ketë nevojë.
“Që nga fillimi i luftës, populli Amerikan ka qenë mbështetës. Megjithatë një sondazh i fundit ka treguar shenja të padurimit të popullit lidhur me luftën. Pjesa më e madhe shprehet se SHBA duhet të qëndrojë pranë Ukrainës, për një ose 2 vite të tjera, ndërsa një pjesë më e vogël shprehet se duhet qëndrojnë në këtë kurs për sa kohë që është nevojshme.
Ky sondazh është bërë në mars, dhe ka një ndryshim të madh nga ai i bërë në shkurt, atëherë kur një pjesë më e madhe e popullit kërkonte që t’i qëndrohej pranë Ukrainës, sa të ishte e nevojshme” tha ajo.
Për raste të tilla, në SHBA opozita nuk zgjedh të bëjë presion dhe kjo traditë sipas Zaimit vazhdon edhe për Ukrainën pasi një pjesë e mirë e Republikanëve në Kongres mbështesin politikat e Biden.
“Trump vazhdon të ketë një lloj popullariteti brenda Republikanëve. Ai tha këtë që do t’i jepte fund luftës për 24 orë, madje ka thënë se nëse do të ishte ai nuk do të kishte luftë fare.
Linja e përgjithshme e Republikanëve shihet mësëmiri në Kongres, atje ku shumica e tyre mbështet ndihmën e Ukrainës.
Ky angazhim i Kongresit tregon që edhe Republikanët mbështesin vendimet e qeverisë së tyre.
Disa prej tyre kanë qenë më agresiv, ku kanë shkuar deri aty sa kanë kërkuar hetim për të parë se ku shkojnë ndihmat që ata i japin Ukrianë” shtoi Zaimi.
Sa i përket vendimin për të dërguar avioni F-16 në Ukrainë, Zaimi shprehet se SHBA ende nuk ka vendosur nëse do të dërdojë vetë apo jo, por ka dhënë dritën jeshile për vendet europiane që dëshitonë ta bëjnë një gjë të tillë.
“SHBA ende nuk e ka marrë vendimin nëse do t’i dërgojnë vetë Ukrainës avion të tillë, por i kanë dhënë dritën jeshile vendeve Europiane nëse ata do të duan t’i dërgojnë, madje ka filluar edhe trajnimi i pilotëve.
Ka pasur edhe një seri faktorësh që kanë ndikuar në këtë vendim, vlen të përmendet vizita e Biden në Ukrainë dhe Poloni, por edhe diskutimet e vazhdueshme mes palëve.
Sekretari Amerikan e Forcave Ajrore ka thënë se do të jetë çështje muajsh vendimmarrja e SHBA për dërgimin e avionëve në Ukrainë. Por sipas tij dërgimi i këtyre avionëve nuk do të sjellë ndonjë ndryshim dramatik të rrjedhës së luftës” u shpreh Zaimi.r.t/abcnews.al