Mjeket thonë se nese do te kuptosh shendetin e njeriut, mjaft qe ti shohesh dhembet
Kjo eshte nje grafi panorameks, mire është ta ketë çdo pacient. Eshte e moshës 68 vjec. Normalisht nuk është kujdesur shume përderisa ka kaq shumë mungesa në dhëmbë. Kur nuk kujdesesh këto janë pasojat. Pacientja do marrë shërbim në ortopedi për të vënë protezat. Nuk është kujdesur, faktor jane edhe ushqimet. Duhet të kemi edhe konsulte të vazhdueshme te stomatologu.
Qe te ndodhe kjo, kujdesi duhet të nisë që tek dalja e dhëmbëve të qumështit.
Te kjo grafia është në djalë 6 vjeçar. I kemi trajtuar dhembin katra të qumeshtit, ishte me infeksion. Pjesa tjetër është mirë. Duhet të ndërgjegjësohen prindërit. Është shumë e rendësishne kjo. Duhet larja dy herë në dite, nuk duhen konsumuar ushqimet me sheqer dhe gaz.
Shqiparët renditen të katërtit në Europë për probleme me dhëmbët. Sipas një raporti të OBSH rezulton se 1 e treat e personave mbi 60 vjec në vend mbajne proteza pasi I kanë humbur dhëmbët e tyre. Por problem jane femijet. Gati gjysma e tyre vuajne nga problemet qe tek dhëmbët e qumështit.
Për të nxitur kujdesin ndaj dhëmbëve prej muajit shkurt ka nisur zbatimi i programit të njësive stomatologjike në lëvizje. Dentistët e lëvizshëm udhëtojnë çdo ditë në zonat rurale të vendit. Si ne kete shkolle te Vaqarrit.
Kjo ndikon shume pozitivisht, per sensibilizimin e femijeve per sa u perket kujdesit qe duhet te kene ata per shendetin dentar. Edhe dhembet e qumeshtit kane rendesine e tyre sepse ne fakt kji neglizohet. Eshtë rritur interesa nga ana e prinderve. Me e rendesishmja eshte qe po rritet kujdesi persa i perket higjenes.
Qëllimi i këtij programi është dhënia e shërbimit falas për fëmijët në zonat periferike dhe rurale, aty ku aksesi ndaj shërbimit dentar nuk është i mundur.
Ceshtja e higjenes se dhembeve, eshte edhe ceshtje ekonomike. Jo te gjithe kane mundesine te shkojne te dentistet private. Por e vecanta e ketij program, eshte se ai ofron sherbim falas per te gjithe. Dhe se ai vjen vete tek nxenesit. Ne shkollat e tyre.