Dy gabimet që iu bën Princeshës Kate këtë muaj

schedule15:52 - 23 Maj, 2023

schedule 15:52 - 23 Maj, 2023

Princesha Kate mori pjesë në shfaqjen e luleve RHS Chelsea, ku kaloi një kohë të këndshme me disa studentë dhe ka befasuar fansat e saj.

Një foto, e cila po bën xhiron e internetit, tregon një skicë të saj me mbishkrimin shoqërues: “Mbretëresha e ardhshme Katerina e vizatoi këtë“. Veçanërisht, emri i Princeshës Kate ishte shkruar gabimisht dhe nuk është hera e parë këtë muaj që ndodh një gjë e tillë.

Në fillim të majit, Princi dhe Princesha Kate bënë një paraqitje të shumëpritur me fëmijët e tyre në aktivitetet vullnetare. Çdo anëtar i familjes vendosi një gjurmë dore të pikturuar në mur për të përkujtuar vizitën e tyre. Dikush kishte shkruar emrat e familjes mbretërore pranë vulave të tyre, por edhe një herë emri i Kate ishte shkruar gabim: ‘Katherine HRH’ dhe jo Catherine./abcnews.al