Një mesfushor i avancuar dhe fizik për Milanin. Stefano Pioli ka arritur të vlerësojë cilësitë e Milinkovic Savic gjatë kohës së tij në Lazio dhe do të donte ta rikthente nën drejtimin e tij te Milani. Një vit më parë, Milani nuk u përpoq sepse kostoja ishte e madhe, por gjërat kanë ndryshuar. Sergej ka një kontratë e cila skadon për një vit dhe 99% do të largohet nga Lazio, askush nuk ka dyshime për këtë brenda klubit. Çmimi? Lotito është gjithmonë një klient shumë i vështirë, por 25-30 milionë euro mund të jenë një vlerësim realist.
Përpjekjet e Milanit për mesfushorin serb do të varen nga pozicioni në renditje, nga buxheti dhe nga zgjedhjet e Maldinit, Massara dhe “RedBird”.
Sigurisht, Milinkovic në letër nuk është blerja klasike e pronarëve të Milanit, pasi serbi është 28-vjeç dhe ka një pagë ende të lartë./h.ll/abcnews.al